Kjo është shqiptarja që qëlloi me armë burrin, zbulohet sherri me mjekun okulist

Diaspora

Kjo është shqiptarja që qëlloi me armë burrin, zbulohet sherri me mjekun okulist

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 16:31
Klodiana Çelo

Klodiana Çelo është shqiptarja, që qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi në rrugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë.

Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për sa i përket kujdestarisë së fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj.

I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.

Shqiptarja është arrestuar nga policia dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.

Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që thirrën policinë dhe ambulancën.

Image
Klodiana Çelo
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat