Ish ushtarët e Batalonit Atlantiku përulen me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për, çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës
YONKERS NEW YORK : Ndërkohë, që në Kosovë, këtë javë me ceremoni të ndryshme, u shënua 27 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK-së, me akademi dhe vizitat të autoriteteve të larta të Republikës, përfshirë Presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, dhe Kryeparlamentarin Galuk Konjufca deputetet e Kuvendit të Kosovës, “Epopeja e UÇK-së" është mbajtur ditën e diel më 9 mars, në Yonkers – Nju Jork.
Homazhe tek varrezat e tre dëshmorëve të UÇK-së nga Batalioni Atlantiku vllëzërve Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.
Anëtarët e Shoqatës “Atlantiku” - ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, babai Ahmeti dhe djali Ilir Bytyqi, së bashku me diplomatët e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, Ambasadorin Blerim Reka, konsullin Fatmir Zajmi, veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan, te varrezat e Dëshmorëve Bytyqi në Yonkers, vendosën kurora me lule dhe përkujtuan rënien e tre vëllezërve Bytyqi dhe të gjithë dëshmorët, e Luftë së UÇK-së, për lirinë e Kosovës.
Shoqata “Atlantiku” organizatore e këtij manifestimi nderues tha se :”Duke nderuar Epopenë e UÇK-së secili dhe secila shqiptaro-amerikane nderon vetveten, familjen dhe kombin shqiptar!”
Manifestimi Epopeja e UÇK-së, ka filluar të mbahet çdo vit duke përkujtuar me këtë rast rënien e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 51 familjarëve të tij më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, edhe në komunitetin shqiptar në SHBA.
Në këtë veprimtari, morën pjesë si për çdo vit anëtarët e Shoqatës së veteranëve të Batalionit Atlantiku të UÇK-së , udhëheqësit e Fondacionit " Vëndlindja Thërret"– ish luftëtarët shqiptarë nga Shtetet e Bashkauara të Amerikës, që shkuan e luftuan 26 vjetë më parë, në luftë për çlirimin e Kosovës – si dhe diplomatët e shtetit të Kosovës, në Nju Jork, lider e veprimtar të dalluar të komunitetit.
Ceremonia mbahet çdo përvjetor te varrezat në kompleksin e varrezave qytetare – “Holy Mount Cemtry Ofc” në Winter Hill Rd, Tuckahoe – në Yonkers – New York , aty ku prehen edhe tre dëshmorët shqiptar nga Amerika që dhanë jetën në Kosovë, për lirinë e saj : vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet të tre ish ushtarë të Batalionit Atlantiku.
Me këtë rast, kryetari i shoqatës Atlantiku, komandant Gani Shehu bashkëluftëtarët e tre të rënëve dhe familja Bytyqi, babai i tre vëllezërve dëshmor Ahmet Bytyçi, diplomatët e shtetit të Kosovës, vendosin kurora me lule të freskta pranë varreve të tyre, dhe mbajnë fjalime përkujtimore në nderim te Epopesë së lavdishme të UÇK-së.
Në këtë pelegrinazh të përvitshëm, folësit thanë se :”Duke kujtuar këtë Epope të lavdishme ish ushtarët e Batalonit Atlantiku përulemi me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës”.
Kjo veprimtari e cila tashmë është bër e përvitshme i bashkohet manifestimeve të 5-7 Marsit që njihen si ”Epopeja e Lavdishme e UÇK-së" në Prekaz e të gjithë Kosovën.
Komandant Gani Shehu, kryetar i Shoqates Atlantiku, ka udhëhequr ceremoninë duke përshëndetur të pranishimit dhe përkujtuar këtë epope të lavdishme.
Po ashtu përshëndetën solemnitetin, shefi i misionit të Kosovës në Nju Jork, Ambasador Blerim Reka., Shefki Mexhuani, Gjek Gjonlekaj, ndërsa, faleminderoi në emër të familjes Bytyçi, babai i tre djemeve "Dëshmor të Kosovës", Ahmet Bytyçi.
Komandant Gani Shehu, në cilësinë e mikëpritësit, Shoqatës Atlantike, ose Batalionit luftarak Atlantiku, 5;6, dhe 7 Marsi i vitit 1998 e kujtojë si ditët e dhimbjes dhe krenarisë:
“Ishin ditët shpresës dhe lavdisë , tha ai, të cilat me sakrificën e familjes Jashari, dhe komandantit legjendar Adem Jashari, ndryshuan dhe historin e Kosovës dhe UÇK-së, ndërkohë, që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila u ngritë si Feniksi u rrit dhe radhët të saj ju shtuan të rinjë e të reja nga të gjitha trojet shqiptare , duke luftuar për liri.”
Ambasador Reka përkujtojë 27 - vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe të rënjes heroike së komandantit heroik, Adem Jashari dhe familjes së tij, duke kujtuar edhe sakrificën sublime të Batalionit Atkantiku dhe rënjen e tre vëllezërve , Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.
Ai tha "Epopeja e UÇK-së” është ngjarja me të cilën ne për tri ditë me radhë kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Këtë ditë, ne nderojmë edhe të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët, të cilët nuk kursyen jetën për të realizuar një ëndërr që është bartur tek ne shqiptarët brez pas brezi . Dhe, me këtë homazh të përvitshëm kujtojmë me respekt duke u përulur para veprës së tyre edhe për tre vëllezërit "Dëshmorë të Kosovë" , Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.
Ish-drejtori ekzekutiv i “Fondit Vendlindja Thërret” për ShBA dhe Kanada, Shefki Mexhuani njëherësh organizator dhe një nder themeluesit e “Batalionit Atlantiku” 26 vjet më parë, në këtë homazh në nderim të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur për 5,6,7 Marsin dhe rënjen heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe ka nderuar sakrificën e tre vëllezërve dëshmor Agron, Ylli e Mehmet Bytyqi.
Ndërkohë, ai ishte mjaft kritik për të gjithë ata që në këtë ditë "zgjedhin më mirë të kalojnë kohën në lokalet e qytetit, se sa të vijnë e të nderojnë e ti japin një respekt, këtij homazhi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, dhe rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Duke bërë me këtë rast edhe homazhe pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyçi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, dhe vendosur kurora me lule te varret e tyre që gjenden këtu në Yonkers – NY – vendin ku 26 vjet më parë u organizua Batalioni Atalantiku me luftëtar shqiptar të Amerikës."
Mexhuani po ashtu bëri thirrje edhe kësaj radhe për bashkim, dhe që diaspora të qëndrojë sa më larg nga ato ndasitë dhe partitë politike në diasporë, atë ndikimin e tyre këtu u shpreh ai duke thënë se "Edhe , vet presidenti Thaqi, ka deklaruar se diasporës nuk i duhen partitë, por i duhet bashkimi dhe kontrobuti i shqiptarve për lirinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës."
Me rastin e nderimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Yonkers NY, ka folur edhe ish zëdhënësi i UÇK-së për Amerikë & Kanada, Gjek Gjonlekaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës, dhe korrespodent i saj në Kombet e Bashkuara i cili , në mënyrë gazetareske fjalimin e tij, e filloi me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënjen heroike të legjendës së Kosovës, Adem Jasharit dhe anëtarve të familjes Jashari, si dhe tragjedinë e tre vëllëzërve Bytyçi, në luftën për lirinë e Kosovës.
22 vjet më parë më 5, 6 dhe 7 Mars në vitin 1998 në Prekaz – Drenicë, është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë, kujtojë Gjonleka, i cili e ka quajtur këtë homazh që mvahet në Nju Jork " Prekazin e Amerikës".
Gjonleka tha se forca të shumta serbe 27 vjet më parë sulmuan brutalisht familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pas një rezistence të fortë, tre ditë bombardine në Prekaz, u vranë 51 persona, ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.
Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari tha ai : "Sakrifica e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, në Kosovë, patjetër që ka qenë si kthesë e madhe qe i dha më pasë zgjidhje çështjes së Kosovës dhe luftës së drejt për lirinë e saj. Vetëm pas kësaj tragjedie, edhe ata që e kishin etiketuar UÇK-n si "terroriste" si ambasadori Gillbard, ndryshuan mendim, dhe thanë se "terroristë ishte regjimi i Millosheviqit" tha ai.
Ndërkohë, në fund babai i tre vëllezërve Bytyqi, Ahmet Bytyqi, i shoqëruar nga djali i tij Iliri, pasi falënderoi ish bashkëluftëtarët e Batalionit Atlantiku, udhëheqësit e Fondacionit "Vendlindja Thëret" dhe përfaqësuesit e komunitetit, duke thënë se ju sot i respektoni vëllezërit tuaj, ushtarët tuaj, djemtë tuaj dhe gjithë ata që ranë në rrugën e lirisë.
“Sot jam shumë i kënaqur që jemi bashkë dhe liria u fitua”, tha babai i vëllezërve Bytyqi, duke thënë se shqiptarët shquhen për krenarinë e tyre, dhe shtoi se Adem Jashari dhe të gjithë të rënët na treguan se si e fituam lirinë e Kosovës."
Epopeja e lavdishme e UÇK-së – e cila u shënua me homazh në Nju Jork, u mbyll me betimin :" Ngase tani nuk duhet ta marrin gjithëçka si të mirëqenë - jemi gati për Kosovën sa të jetë jeta".