Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali

Diaspora

Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali

Më: 7 maj 2025 Në ora: 12:48
Xheik Shero, Spartak Malaj dhe Kristofor Ceko

Për herë të parë në historinë e qytetit të Trentos, në Itali tre qytetarë me origjinë shqiptare janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Bashkiak, duke shënuar një moment historik për integrimin dhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Itali, përcjell albinfo

Ata janë: Xheik Shero, Spartak Malaj dhe Kristofor Ceko.

Këta emra shqiptarë do të jenë zërat e rinj që do të përfaqësojnë jo vetëm qytetarët e Trentos, por edhe mijëra shqiptarë që prej vitesh kontribuojnë në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të këtij qyteti verior italian.

Zgjedhjet lokale u zhvilluan ditën e djeshme. Kryetari aktual i bashkisë, Franco Ianeselli, siguroi një tjetër mandat, dhe menjëherë pas fitores shprehu falënderimet për të gjithë qytetarët dhe mbështetjen e gjerë që reflektoi një dëshirë të qartë për vazhdimësi dhe përfaqësim të drejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat