Vritet me shkop bejsbolli 50-vjeçari nga Kosova në Francë

Diaspora

Vritet me shkop bejsbolli 50-vjeçari nga Kosova në Francë

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një burrë 50-vjeçar nga Kosova u rrah për vdekje me shkop bejsbolli të dielën në qytetin Annecy (Haute-Savoie) të Francës.

Një hetim për vrasje me dashje është hapur pas këtij rasti, tha policia për AFP. Incidenti ndodhi rreth orës 13:30 të 9 nëntorit.

Sipas policisë, viktima u godit në fytyrë nga një ose më shumë persona të cilët më pas ikën në këmbë.

Sipas raportimeve të mediave në Francë, burri rreth të pesëdhjetave u dërgua në spital para se ta ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat