114 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

Diaspora

114 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 09:22
Policia në Francë

Një shofer shqiptar është arrestuar në Francë, pasi autoritetet doganore kanë zbuluar 114 kilogramë kokainë në kamionin që ai drejtonte.

Sipas mediumit francez “La Provence”, sekuestrimi është realizuar nga doganierët në pikën e pagesës në Arles, gjatë natës mes së mërkurës, 18 nëntor, dhe të enjtes, 19 nëntor.

Shoferi kishte fshehur lëndën narkotike në mbajtësen e bobinave të kamionit, në një hapësirë që shërben për vendosjen dhe transportimin e tyre. Droga u zbulua gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët doganorë.

Sipas raportimit të medias franceze, bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme të kokainës, ndërsa shoferi është ndaluar pas zbulimit të ngarkesës së paligjshme.

Rasti ka ndodhur në zonën e Arlesit, ku autoritetet doganore realizuan një nga sekuestrimet e rëndësishme të lëndëve narkotike në këtë pikë kontrolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat