E shtunë, 20 prill 2024
  • Pogradeci merr një pamje tjetër, i gjithë qyteti ‘zbardhet’ nga reshjet e dëborës

    Reshjet e dëborës dhe acari ka përfshirë prej disa ditësh të gjithë territorin e Shqipërisë. Mes tyre është edhe qyteti i Pogradecit, i cili ka marrë një pamje tjetër.

    Duket se si të gjitha rrugët e pemët janë të zbardhura, ndërsa Liqeni ka krijuar ngricat e para. Vihet re se akset kryesore të rrugëve janë të zhbllokuara dhe nuk ka probleme në qarkullim.

    Edhe banorët duket se e kanë shijuar pamjen e qytetit pranë Liqenit në këtë periudhë pasi shenjat e këmbëve kanë mbetur gjurmë në dëborë.

1 / 10