Papa për Maradonën: Ishte poet i futbollit

Futboll

Papa për Maradonën: Ishte poet i futbollit

Nga: B.S. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:09
Papa Françesk e Maradona

Maradona ishte poet i futbollit, ka thënë Papa Françesk me rastin e vdekjes së legjendës së futbollit dhe bashkëkombësit argjentinas Diego Maradona.

Maradona, i cili vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Argjentinë nga efektet e një sulmi në zemër, është takuar me papën disa herë në Vatikan pasi Françesku u zgjodh papa i parë nga Amerika Latine në 2013.

"Papa është informuar për vdekjen e Diego Maradonës, ai kujton me dashuri kohën kur e takoi në vitet e fundit dhe e kujton atë në lutjet e tij, si dhe ditët e kaluara kur u informua për gjendjen e tij", tha zëdhënësi i Selisë së Shenjtë Matteo Bruni.

Faqja zyrtare në internet Vatican News ka publikuar në faqen e saj të parë një aetikull në lidhje me vdekjen e Maradonës, në të cilën ai e quajti "poet futbolli". Maradona ishte "një lojtar i jashtëzakonshëm, por një njeri i brishtë", duke iu referuar luftës së tij me drogën.

Maradona ka udhëtuar në Romë disa herë për të marrë pjesë në disa duele bamirësie të quajtura "Ndeshje për Paqen", të ardhurat e të cilave shkuan për bamirësinë e Papës për arsimin në vendet në zhvillim dhe për viktimat e tërmetit 2016 në Italinë qendrore.

Në një rast, Maradona i dhuroi Papës një fanellë të nënshkruar me një dedikim në të cilin ishte shkruar në spanjisht: "Papa Françeskut, me gjithë dashurinë time dhe dëshirën për shumë paqe në botë".

Papa Françesk është tifoz i madh i klubit të futbollit San Lorenzo nga Buenos Airesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat