​Molde-Arsenal, analizë dhe formacionet e mundshme

Futboll

​Molde-Arsenal, analizë dhe formacionet e mundshme

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:38
Foto Ilustrim

Arsenal mund të konfirmojë sot kualifikimin drejt fazës së 16 më të mirëve në Ligën e Evropës, ku do të përballen me skuadrën e Moldes si mysafirë, me fillim nga ora 18:55 në Norvegji, përcjell KosovaPress.

Arsenal gjendet në pozitën e parë në Grupin B, ku nga tre xhiro të zhvilluara ka arritur të arkëtoj nëntë pikë të plota, me tre fitore rresht kundër Moldes, Rapid Viennës dhe Dundalk.

Në anën tjetër, skuadra e Moldes ka tre pikë më pak se Arsenali, kështu duke u radhitur në pozitën e dytë në tabelë, me dy fitore dhe një humbje, në kuotën e gjashtë pikëve.

Të dy skuadrat pritet të paraqiten me formacionet më të mira që i kanë, dhe ato të mundshmet janë si më poshtë.

Molde (4-2-3-1): Linde; Wingo, Bjornbak, Gregersen, Risa; Hussain, Aursnes; Ellingsen, Eikrem, Brynhildsen; James

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Cedric, Mustafi, Luiz, Maitland-Niles; Xhaka, Ceballos; Nelson, Willock, Smith Rowe; Nketiah 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat