Plas tek lamtumira e fundit e Maradonës, qytetarët e shumtë përleshen

Futboll

Plas tek lamtumira e fundit e Maradonës, qytetarët e shumtë përleshen

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:36
Plas tek lamtumira e fundit e Maradonës, qytetarët përleshen me policinë

Sot është dita për ti dhënë lamtumirën e fundit Diego Armando Maradonës.

Në Pallatin Mbretëror prej mëngjesit të sotëm po zhvillohen homazhe në drejtim të ish-kampionit të madh të futbollit botëror.

Teksa kanë ndodhur incidentet e para përpara Pallatit Mbretëror ku qytetarët e shumtë mundohen të hyjnë për ti dhënë lamtumirën e fundit lojtarit që ka magjepsur mbarë botën me magjitë e tij, qytetarët ku sipas mediave vendase arrijnë deri në një milionë janë përplasur me forcat policore për të hyrë menjëherë aty ku po zhvillohen homazhet.

Image

Ky incident nuk ka zgjatur shumë duke parë se nuk duhet prishur kjo ditë por edhe për shkak të pandemisë sepse janë një grumbull i madh njerëzish që kërkojnë ta përshëndesin për here të fundit “El Pibe de Oro”-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat