Reagon Gega: Jam mirë

Futboll

Reagon Gega: Jam mirë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:27
Reagon Gega: Jam mirë

Skënder Gega kalon rrezikun dhe është shumë pranë shërimit të plotë nga COVID-19.

Ka qenë vetë trajneri i Kukësit me një postim në rrjetet sociale nëpërmjet të cilit ka reaguar duke i qetësuar të gjithë përsa i përket gjëndjes së tij shëndetësore dhe duke i falenderuar të gjithë për mesazhet kurajuese që i kanë dhënë.

“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua.

Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën. Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit.

Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, shkruan Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat