Milani synon “hakmarrjen” ndaj Lilles

Futboll

Milani synon “hakmarrjen” ndaj Lilles

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Milani synon “hakmarrjen” ndaj Lille

Europa League luan këtë të enjte raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe, ku spikasin disa sfida interesante.

Milani pa Ibrahimovip do të kërkojë të hakmerret ndaj Lille për atë humbje 0-3 në San Siro tre javë më parë.

Në Francë parashikohet një ndeshje shumë e luftuar mes dy skuadrave që përveç kualifikimit duan edhe kreun e grupit. Lillë-Milan do të transmetohet në Supersport, ndërkohë që në orën 18:55 luhet sfida Maccabi Haifa-Villareal dhe CSKA Moskë-Feyenoord, takime ku skuadrat mike janë disi më të favorizuara për të marrë maksimumin.

Në mbrëmje në orën 21:00, Napoli pret Rijekan në San Paolo një ndeshje që do të kërkojë ta fitojë me çdo kusht jo vetëm për të ruajtur kreun e grupit por edhe të nderuar emrin e legjendës së kaltër Diego Armando Maradona i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat