Kastrati me Dinamon fituan bindshëm

Futboll

Kastrati me Dinamon fituan bindshëm

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:09
Kastrati me Dinamon fituan bindshëm

Dinamo Zagreb ka shënuar një fitore të madhe sonte si mysafirë të skuadrës austriake Wolfsberger me rezultat 0:3.

Lirim Kastrati ka luajtur në këtë ndeshje për 90 minuta dhe ka treguar disa herë që di të jetë i rrezikshëm para portës kundërshtare

Dinamo Zagreb ka shënuar një fitore të madhe në Austri sonte kundër skuadrës Wolfsberger.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 0:0 ku skuadra vendase ishte shumë më e mirë.

Në pjesën e dytë skuadra kroate ishte dukshëm më e mirë dhe e dominoi skuadrën austriake.

Goli i parë për Dinamon erdhi në minutën 60-të ku shënoi Majer.

Dinamo do të shënonte golin e qetësisë në minutën e 75, kësaj radhe me partnerin në sulm të Kastratit, Petkoviq i cili u asistuar nga Ademi.

Goli i tretë për Dinamon erdhi në minutën e parë shtesë të takimit dhe atë e shënoi Ivanusec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat