Asnjë si Haland në Champions League

Futboll

Asnjë si Haland në Champions League

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:12
Erling Haland

Haland shënoi sërish për Borusian në Champions. Duke ecur përpara me këtë ritëm, Erling Haland rrezikon vërtet të mposhtë çdo rekord të mundshëm dhe të imagjinueshëm.

Në momentin që aftësia e tij shënuese është mbresëlënëse, ai udhëton me mesataren monstër të një goli çdo 56 minuta.

Askush me të paktën 10 paraqitje në turne nuk arriti të bënte më mirë se ai dhe në përgjithësi, në histori, vetëm 4 lojtarë mund të mburren me numra më të mirë:

Holandezi Ton Blanker, i cili shënoi 7 gola në 238 minuta (një në çdo 34′), anglezi Rei Kravford dhe serbi Milos Milutinoviç me 8 në 360′ (një në çdo 45) dhe më në fund bullgari Nikola Kotkov, me 7 gola në 360 minuta (një për 51′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat