Veh? Pse jo trajner i kombëtares së Gjermanisë?

Futboll

Veh? Pse jo trajner i kombëtares së Gjermanisë?

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:32
Mateus

Situata e krijuar pas humbjes së Gjermanisë 6:0 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve vazhdon të jetë e tensionuar. Debati për trajnerin e ardhshëm të “Pancerave” do të jetë prezent të paktën deri në fillim të dhjetorit, atëherë kur Federata Gjermane e Futbollit do të mblidhet për të konfirmuar Joakim Lëvin ose për të menduar për një zëvendësues të tij. Ish-kapiteni i “Pancerave” në vitet ’90, Lotar Mateus, ka një emër për stolin e kombëtares.

Ai është jo pak i njohur në Gjermani, bëhet fjalë për ish-teknikun e Frankfurtit, Armin Veh.

“Armin Veh? Pse jo trajner i kombëtares? Nuk do të më habiste fare kjo gjë. Ai është një trajner me eksperiencë në Bundesligë dhe e njeh shumë mirë ambientin në Gjermani”, tha Mateus.

Veh ka qenë më parë edhe trajner i Këlnit, Shtutgartit, Volfsburgut, Gladbahut dhe Hamburgut. Mateus dhe Veh kanë punuar së bashku për një kohë të shkurtër te Gladbahu.

“Më mirë se ai askush nuk mund ta bënte këtë punë tani. Sigurisht që opinioni kërkon emra të mëdhenj, por mund t’u kujtoj njerëzve vetëm një shembull, Hansi Flik”, tha Lotar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat