Dalin fakte tronditëse për Maradonën, ja si jetonte

Futboll

Dalin fakte tronditëse për Maradonën, ja si jetonte

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 13:02
Dalin fakte tronditëse për Maradonën, ja si jetonte

Vitet e fundit të Maradonës ishin shumë të komplikuara. “El Pelusa”, i cili vdiq të mërkurën për shkak të një arrestimi kardio-pulmonar në Buenos Aires, kishte pasur probleme shëndetësore, të tilla si ai që kohët e fundit e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni në tru.

Por, “10”, gjithashtu, kishte edhe vështirësi financiare.

“Maradona nuk kishte pothuajse asgjë në llogarinë e tij bankare.

Ai vdiq i varfër, – shkruan Luis Ventura, një gazetar argjentinas shumë afër Diegos. – Ata që i rrinin rrotull i vodhën pothuajse gjithçka”. Ventura shpjegoi se Maradona jetonte me pagën që merrte si trajner i Gimnasia La Plata, klubi i fundit në karrierën e trajningut.

Kësisosji, konfirmohet fakti se Maradona kishte probleme të mëdha financiare në vitet e tij të fundit të jetës. Te Gimnasia La Plata, ai kishte një pagë të përafërt me një milion euro në vit, edhe pse kjo shifër nuk u zbulua kurrë zyrtarisht.

Maradona e filloi karrierën e tij si trajner i Gimnasia në shtator 2019 dhe pati një ndikim të madh në La Plata. Pavarësisht ngritjeve dhe uljeve në pozicionin e tij, ai i përmbushi detyrat deri në fillim të këtij muaji, kur iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për një hematomë subdurale në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat