Lampard mohon acarimin e marrëdhënieve me Mourinhon

Futboll

Lampard mohon acarimin e marrëdhënieve me Mourinhon

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:39
Frank Lampard

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për media para derbit ndaj Tottenham Hotspur.

Menaxheri i Chelseat u pyet për formën e fundit të rivalit të tij, Jose Mourinho dhe taktikave të tij të cilat janë cilësuar nga analistët anglez si shumë ‘defanzive’ dhe janë jasht mode për futbollin modern.

Lampard beson se ish shefi i tij ende është njëri nga menaxherët më të mirë në botë.

‘Natyrisht se ende është një nga më të mirët, nuk mund të keni një rekord të tillë si Mourinho dhe të mos jeni një nga më të mirët në botë’, tha ai.

‘Për të gjithë ne, realiteti në futbollin modern është se çdo moment jemi të gjykuar rreptësisht. Tottenham është në formë të mirë, kanë lojtarë të mirë dhe menaxher fantastik’, tha anglezi.

‘Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Unë kam luajtur shpesh këtë derbi, dhe fakti se jemi në formë të mirë dhe mund të avancojmë në tabelë e bën më interesant ndeshjen’, tha Lampard.

Kur u pyet nga gazetarët për deklaratën e Mourinhos pas humbjes që pati ndaj Chelseat ku tha se Lampard po përdor taktikat e ish menaxherit Antonio Conte, ish mesfushori anglez tha se kjo nuk e dëmton marrdhënjen mes tyre.

‘Nuk jam i befasuar por as nuk e marr personale, të dy kemi një punë për të bërë. Ulemi në këto konferenca për media dhe kemi personalitetet tona, un kam respekt për Jose dhe ashtu do të mbetet’, theksoi menaxheri i ‘The Blues’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat