Dëmtohet sërish Dani Carvajal, rikthimi pritet vitin e ardhshëm

Futboll

Dëmtohet sërish Dani Carvajal, rikthimi pritet vitin e ardhshëm

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:16
Dani Carvajal

Vetëm pak ditē pas rikthimit në fushë, mbrojtësi Dani Carvajal është ndalur sërish për një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Realit të Madridit nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku ka sqaruar se mbrojtësi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zidane për ndeshjen e sotme ndaj Alaves dhe se do t’i duhet të qëndrojē disa ditë pushim.

Rivlerësimi i gjendjes së Carvajal pritet të bëhet pas 10 ditësh, megjithatë referuar rasteve të ngjashme, duket e vështirë që mbrojtësi të rikthehet në fushë më herët se janari i vitit të ardhshëm.

Tashmë në krahun e djathtë të mbrojtjes Zidane pritet të rikthejë sërish Lucas Vasquez, që ndonëse është sulmues krahu, ka treguar se di të bëjë mjaft mirë edhe në fazën defensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat