Gascoigne sulmon Shiltonin për Maradonën

Futboll

Gascoigne sulmon Shiltonin për Maradonën

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:04
Gascoigne sulmon Shiltonin për Maradonën

Diego Armando Maradona ishte një futbollist i adhuruar në të gjithë botën, por ndoshta në Angli më pak se kudo tjetër, nisur nga fakti i “Dorës së Zotit” në çerekfinalen e Botërorit “Meksikë 1986” apo edhe golit të shekullit.

Madje, disa media ishullore ishin dakord me deklaratën e bërë nga ish-portieri i asaj epoke, Peter Shilton, që pretendonte pas në vite faljet e “Pibe D’Oros”, por që ato nuk erdhën kurrë, diçka e përsëritur edhe pas vdekjes së argjentinasit.

Por një ish-futbollist i kombëtares angleze, që gjithashtu ka shkruar epokën e tij, si Paul Gascoigne, i ka dalë kundër bashkatdhetarit të tij, lidhur me deklaratën e fundit, madje më shumë sesa një kundërsulm është një goditje poshtë brezit.

“Maradona ishte një ikonë dhe pikë. Të gjithë kthehen gjithmonë tek ajo ‘Dorë e Zotit’, por vetëm falë atij goli të Diegos, Shiltoni u bë i njohur.

Prandaj ‘Shilti’, falëndero Maradonën që të shënoi atë gol në atë Botëror, ndryshe nuk do të të kishte njohur askush në histori”, ishte deklarata bombastike e “Gaxa” Gascoigne.

Ndërkohë, nuk mungoi kundërpërgjigjja nga ana e ish-portierit anglez Shilton: “Faleminderit ‘Gaxa’, ndonëse unë pas atij goli luajta edhe për 20 vite të tjera, mos e harro këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat