Etrit Berisha infektohet me koronavirus

Futboll

Etrit Berisha infektohet me koronavirus

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 08:13
Etrit Berisha infektohet me koronavirus

Koronavirusi nuk u ndahet futbollistëve të kombëtares shqiptare.

Sëfundmi pozitiv me COVID-19, ka rezultuar kapiteni i kuqezinjëve portieri Etrit Berisha. Lajmin e bën të ditur klubi i tij, SPAL, që tregon gjithashtu se Berisha nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës që pas grumbullimit me kombëtaren.

Berisha ka qenë i karantinuar gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e tij, sipas rregullave të autoriteteve mjekësore ne Ferrara.

Në tamponin e kryer së fundmi, që duhej të ndodhte para bashkimit me skuadrën, Berisha ka rezultuar i infektuar.

Lajm i keq për gardianin e kombëtares sonë, që gjatë javëve të fundit ishte në superformë dhe ndihmonte SPAL vazhdimisht për të arritur rezultate pozitive. 

Ajo që druheshin më shumë te Spal tashmë ka ndodhur dhe skuadrës nga Ferrara nuk i mbetet gjë tjetër veçse të gjejë një zgjidhje dhe të luajë në disa takime pa portierin e saj titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat