Gjilani - Drita, sipas bastoreve kjo skuadër është favorite

Futboll

Gjilani - Drita, sipas bastoreve kjo skuadër është favorite

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:53
Gjilani - Drita, sipas bastoreve kjo skuadër është favorite

Sot me fillim nga ora 13:30 luhet derbi i javës në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani do jetë në cilësinë e vendasit përballë rivalit lokal Dritës.

Të dy skuadrat pretendojnë të jenë në krye të tabelës dhe të luftojnë për titull andaj ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme, raporton gazeta Olle.

Si “Skifterat” e poashtu edhe “Intelektualët” kanë ngecur në mesjavë duke humbur nga Arbëria, respektivisht barazuar me Feronikelin.

Bastoret favorite për këtë takim e llogarisin skuadrën mysafire, Dritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat