Zogoviç: Dua të lë shenjë te Vllaznia

Futboll

Zogoviç: Dua të lë shenjë te Vllaznia

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:34
Zogoviç: Dua të lë shenjë te Vllaznia

Me paraqitjet e tij në fushë i ka dhënë siguri skuadrës dhe për këtë arsye, portieri Bojan Zogoviç është vlerësuar nga të gjithë paraqitjet e deritanishme. Sot para gazetarëve, ai është shprehur entuziast për një tjetër paraqitje të mirë të skuadrës nesër ndaj Kukësit teksa ka thënë se do të bëjnë maksimumin për ta fituar edhe këtë ndeshje.

Si ndjeheni në Shkodër?
Jam prej tre muajsh këtu dhe jam përshtatur mirë me skuadrën dhe ambientin. Kam ardhur tek një klub shumë i madh dhe nga informacionet që kam marrë. E di që me të kanë luajtur edhe disa lojtarë të tjerë nga Mali i Zi, por unë kam ardhur për të lënë një shenjë tek ky klub.

Si është atmosfera te Vllaznia?
E kemi nisur sezonin shumë mirë dhe kemi marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e para dhe ne e kemi në dorë ta ruajmë këtë atmosferë shumë të mirë që ekziston tani tek skuadra jonë. Prandaj shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme.

A vazhdoni të mendoni ende për atë gabim ndaj Tiranës?
E kam vuajtur gabimin ndaj Tiranës, por për fat ajo ndeshje u fitua nga ne dhe çdo gjë u kalua ashtu si duhet. Kam patur një dëmtim në dorë para dy javësh dhe ai thuajse ka kaluar tashmë, por kjo nuk më ka bërë asnjëherë të mendoj që të mos jem në portë.

A besoni se skuadra mund të marrë rezultat pozitiv edhe ndaj Kukësit?
Skuadra po luan mirë dhe nëse kemi pësuar vetëm 2 gola në 6 ndeshje, kjo do të thotë se kemi bërë mirë në lojën defensive. Në radhët tona kemi lojtarë me përvojë dhe për rrjedhojë eksperienca e tyre na ka ndihmuar të arrijmë këto rezultate dhe të pësojmë pak gola. Sa i takon ndeshjes me Kukësin, e dimë rëndësinë e saj dhe mund të them se do të vdesim në fushë për të marrë një tjetër fitore.

Ju mungojnë tifozët në shkallët e stadiumit?
Kam dëgjuar se tifozët e Vllaznisë janë shumë të zjarrtë dhe më vjen keq që ata nuk i kemi në stadium, sepse besoj se ai do të ishte i mbushur dhe kjo do të ishte diçka shumë e mirë edhe për ne futbollistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat