Interi gjen menjëherë zëvendësuesin e Eriksen

Futboll

Interi gjen menjëherë zëvendësuesin e Eriksen

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:09
Rodrigo De Paul

Merkato e Interit për muajin janar, përsa i takon mesfushës është e lidhur ngushtë me shitjen e Christian Eriksen, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

 Me largimin e danezit, drejtori sportiv Beppe Marotta mund të nisë punën për t’i dhuruar një tjetër mesfushor trajnerit.

I perferuari i zikaltërve mbetet N’Golo Kante, por duke parë vështirësitë për të arritur te lojtari i Chelsea.

Alternativa kryesore që mund që mund të ndërlidhë cilësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur me lojën lidhet me identikitin e Rodrigo De Paul, të cilin Interi e ka kërkuar edhe më parë, zgjidhje kjo që do ta mbante Barellan sërish në krye të mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat