Reali konfirmon dëmtimin e Hazardit, belgu humb vitin

Futboll

Reali konfirmon dëmtimin e Hazardit, belgu humb vitin

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:39
Eden Hazard

Lëndim pas lëndimi.

Tashmë edhe Real Madridi e ka konfirmuar se Eden Hazard vuan nga një tjetër lëndim, tani ka probleme me kofshë.

29-vjeçari luajti vetëm 30 minuta në humbjen nga Alaves të shtunën.

Hazard u largua më pas për t’i liruar vendin Rodrygos.

Ai do të jetë jashtë tri deri në katër javë, çka do të thotë se viti 2020 ka përfunduar për belgun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat