Perez konsideron shkarkimin e Zidanes, lojtarët dalin kundër

Futboll

Perez konsideron shkarkimin e Zidanes, lojtarët dalin kundër

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 08:42
Florentino Perez/ Real Madrid

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke konsideruar shkarkimin e trajnerit Zinedine Zidane.

Tekniku francez humbi dje ndaj Shakhtar Donetsk, ndërsa nëse “Los Blancos” do kualifikohen, do të kuptohet në xhiron e fundit.

Sidoqoftë, Perez është duke konsideruar shkarkimin e Zidanes dhe vendimi kryesor do bëhet së shpejti.

Mirëpo, sipas Marca, lojtarët janë kundër shkarkimit të Zidanes dhe besojnë se do i rikthehen rezultateve pozitive dhe të kualifikohen tutje.

Reali në xhiron e fundit do takohet me Borussia Monchengladbach dhe vetëm fitorja mund t’i kualifikojë në raundin e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat