Real Madridi në probleme të mëdha me transferimet e fundit

Futboll

Real Madridi në probleme të mëdha me transferimet e fundit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 08:55
Cristiano Ronaldo

Të nënshkruar me Real Madridin është ëndrra më e madhe për një lojtar, pasi fama e trofetë janë pothuajse të garantuar.

Por, një numër i madh i transferimeve te Los Blancos, në vitet e fundit janë duke hasur në vështirësi.

Derisa është ëndërr që të kalosh te Real Madridi, realiteti nganjëherë mund të jetë edhe i hidhur, shkaku që keni shumë presion, mediat nuk u kursejnë dhe një lojtar duhet të përballet me të gjitha gjërat.

Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo janë dy lojtarë që e kanë menaxhuar mjaftë mirë presionin e ndryshëm, duke shkëlqyer në Santiago Bernabeu.

Sidoqoftë, nuk mund të thuhet një gjë e tillë edhe për lojtarët e tjerë që kanë vuajtur nga lëndime të njëpasnjëshme.

Eden Hazard kaloi te Real Madridi me idenë që të zëvendësonte yllin portugez, mirëpo gjërat nuk po shkojnë siç duhen.

Pas një viti, belgu ende nuk ka arritur të ambientohet në skuadër dhe po vuan nga lëndime të shpeshta, që po i pamundësojnë të tregojë cilësitë që i kishte te Chelsea.

Që kur iu bashkua skuadrës, Hazard ka luajtur vetëm 25 ndeshje në ligë, ka shënuar tri dhe ka asistuar në tri gola.

Woodgate, Robben, Kaka, Sahin…

Një tjetër lojtarë që duhet diskutuar për formën e tij është edhe Jonathan Woodgate. Pa kush e kishte pritur që mbrojtësi të arrinte nivelet e larta edhe pse kishte shkëlqyer te Leeds United.

Los Blancos kishin paguar 18 milionë për transferimin e tij nga Newcastle United që të sigurojnë shërbimet e tij, mirëpo ai nuk arriti të debutonte për 13 muaj në skuadër shkaku i një lëndimi në gju.

Arjen Robben do të kujtohet si njëri ndër futbollistët më të mirë të viteve ‘2000, mirëpo koha e tij te Real Madridi është për t’u harruar.

Tifozët e adhuronin se si holandezi vraponte nga krahu dhe bënte gjuajtjet precize, mirëpo ai nuk ia doli të përballone presionin e lartë. Luhati 55 takime nga 99 të mundshme në dy sezone, duke shënuar 13 gola dhe bëri 14 asistime.

Florentino Perez më pas nxitoi në epokën e Galaktikëve në vitin 2009 me transferimin e Karim Benzemas, Ricardo Kakas dhe Cristiano Ronaldos.

Braziliani nuk ishte ai që kishte qenë te Milani dhe forma e tij ishte larg e të qenit nga ajo te Rossonerët, duke i lënë të gjithë të befasuar.

Një tjetër transferim i dështuar doli të ishte edhe Nuri Sahin nga Borussia Dortmundi. Ai qëndroi në Spanjë për vetën një sezon, duke luajtur vetëm dhjetë ndeshje nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe më pas u rikthye te skuadra gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat