UEFA gati ta ndryshoj sistemin

Futboll

UEFA gati ta ndryshoj sistemin

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
UEFA gati ta ndryshoj sistemin

Duket se Champions League do të ndryshojë shumë në të ardhmen pasi që UEFA po përgatitet të bëjë gati “Sistemin Zvicerian” në dy javët e ardhshme.

Një raport i “The Times” të mërkuren zbulon se si UEFA dëshiron që t’i vendos klubet e mëdha në më shumë ndeshje kundër njëra tjetrës duke shtuar kështu të ardhurat dhe duke eleminuar mundësitë për krijimin e ndonjë “Superlige”.

UEFA po diskutojnë planet që do të ndryshonin strukturën e fazës së grupeve në një fazë që i sjell secilës skuadër 10 ndeshje kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm.

Do jenë përsëri 32 ose 36 ekipe garuese të cilat do të luajnë 10 ndeshje që ia cakton shorti, teksa pikët e secilës do të futen në një tabelë.

16 skuadrat e para me pikë në tabelë pas 10 ndeshjeve do të kualifikohen në raundin tjetër e më pas gjithçka do jetë e njejtë siç është dhe tani, vetëm se nuk do ketë short dhe vendi i parë i tabelës ndeshet me atë të 16-tin, i dyti me të 15-tin e kështu me radhë.

UEFA po planifikon që ta përdorë këtë sistem qysh nga viti 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat