Rebrov: Shumë e vështirë që të luash futboll kundër Barcelonës

Futboll

Rebrov: Shumë e vështirë që të luash futboll kundër Barcelonës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:26
Uzuni me top

Myrto Uzuni ka luajtur si titullar edhe në përballjen kundër Barcelonës. Një tjetër arritje në karrierën e sulmuesit shqiptar që përballë tij ka yjet e futbollit botëror, megjithëse këtë herë nuk arriti që të gjejë golin, ndryshe nga përballja me Juventusin.

Tashmë Ferencvaroshi do të luajë kundër Dinamos së Kievit edhe finalen e fundit të “Champions League”. Fituesja e kësaj përballje do të ketë mundësinë për të vazhduar në “Europa League”, ndërsa ekipi tjetër do të shkojë në shtëpi.

Kështu trajneri i Ferencvarosh ka kujtuar objektivin e klubit dhe njëkohësisht se ndaj Barcelonës ishte e pamundur që të konkurroje në humbjen e pësuar 0:3.

“Këto ndeshje janë për të marrë eksperiencë. Barcelona luan në nivele të larta, kanë sulmues të shpejtë dhe që ishin përpara nesh në shumë raste. Barcelona e merr çdo kundërshtar serizosisht dhe kjo ndeshje ishte e rëndësishme për ta që të kryesonin grupin.

Shumë e vështirë që të luash futboll kundër Barcelonës, ma thanë edhe lojtarët. Në ndeshjen e fundit do të vendoset nëse do të shkojmë në “Europa League”, kemi mundësinë dhe duhet ta shfrytëzojmë atë”, u shpreh Rebrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat