Mbrojtësi shqiptar mungoi për rreth dy javë në radhët e Romës

Futboll

Mbrojtësi shqiptar mungoi për rreth dy javë në radhët e Romës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:05
Kumbulla

Roma do të luajë ditën e sotme, sfidën e parafundit në Europa Leauge ndaj Young Boys.

Verdhekuqtë kanë siguruar kualifikimin dhe sot kërkojnë të blindojnë vendin e parë.

Për këtë ndeshje trajneri Fonseca ka grumbulluar edhe Marash Kumbullën.

Mbrojtësi shqiptar mungoi për rreth dy javë për shkak se ishte infektuar me Covid-19, por tashmë është shëruar plotësisht dhe është stërvitur rregullisht me skuadrën.

Mediat italiane zbulojnë se Fonseca e ka projektuar si titullar Kumbullën në këtë ndeshje që shpreson të shënojë edhe sot gol pasi në sfidën e fundit ndaj skuadrës zvicerane arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat