KA ia ul dënimin Argjend Malajt të Feronikelit

Futboll

KA ia ul dënimin Argjend Malajt të Feronikelit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:31
KA ia ul dënimin Argjend Malajt të Feronikelit

Futbollistit të Feronikelit Argjend Malajt i është ulur dënimi nga Komisioni për Ankesa.

Lojtari në fjalë ishte i dënuar me tri ndeshje pezullim për arsye të protestave ndaj gjyqtarit në takimin mes Dritës dhe Feronikelit, me ç’rast edhe ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Ky vendim ishte dërguar në Komisionin e Ankesave nga “Industrialistët”.

Malaj, që ishte dënuar me tri ndeshje, tani dënimi është ulur në dy takime.

Të parin e kreu në ndeshjën e fundjavës së kaluar, ku Feronikeli luajti me Trepçën 89’ dhe ai do t’i mungojë skuadrës së Klodian Duros në takimin e nesërm (e premte) ndaj FC Prishtinës.

Vendimi i Komisionit për Ankesa:

Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë të datës 27.11.2020 dhe dënimin e shqiptuar prej ; 3 ( tri ) ndeshjeve mos lojë për lojtarin ARGJEND MALA e zbret në ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat