Batatina: Ja dhuruam një gol Dritës

Futboll

Batatina: Ja dhuruam një gol Dritës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:03
Batatina: Ja dhuruam një gol Dritës

Drita arriti fitore të madhe me 1:0 në ndeshjen kundër Llapit.

Një gol i pjesës së parë mjaftoi, dhe ai u shënua nga kapiteni Ardian Limani.

Pas ndeshjes u deklarua edhe trajneri i skuadrës humbëse, Tahir Batatina.

“Mendoj që nga minuta e parë kemi dominuar një Dritë e cila është kampion aktual dhe në pozitën e dytë”

“Nga minuta e parë e kemi dominuar absolut Dritën, por golin jau dhuroi portieri ynë i cili nuk duhet ta kthente topin në atë mënyrë”

“Gjatë gjithë kohës kemi dominuar në të dy pjesët, kemi luajtur një ndeshje të mirë, por po na penalizon porta… është pika jonë e dobët, aty duhet të intervenohet”

“Mirë që si kemi jepur raste të tjera Dritës pasi që po të kishin rast tjetër do të na shënonin prapë”

“Kemi merituar tre pikë sot pasi kemi dominuar Dritën në çdo aspekt, nëse e shohim sot në ndeshje nuk e kemi ditur se a është kampione Drita apo Llapi, ja dhuruam një gol dhe nuk na dominuan, kemi humbur pikë dhe do mundohemi të rikthehemi”- përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat