Alaba në sy të klubit londinez

Futboll

Alaba në sy të klubit londinez

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Alaba në sy të klubit londinez

Chelsea po shikon mundësinë e transferimit të David Alaba në fund të edicionit 2020/21, raporton “Daily Star”.

“Blutë” janë të gatshëm t’i ofrojnë mbrojtësit austriak një kontratë trevjeçare në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata me Bayern Munich.

Bayern dëshiron ta mbajë Alaban në radhët e tyre.

Bisedimet mes dy palëve nuk kanë avancuar kohëve të fundit, duke e lënë të hapur një kalim të mundshëm te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat