Formacionet zyrtare: Milan - Celtic

Futboll

Formacionet zyrtare: Milan - Celtic

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:22
Formacionet zyrtare: Milan - Celtic

Milani është nikoqir i Celtic në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Evropës.

Rossonerët janë në Grupin H së bashku me Lille, Spartën e Pragës dhe gjigantin skocez Celtic.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Milan ka shtatë pikë, një më pak se Lille në vendin e parë dhe një më shumë se Sparta e Pragës në vendin e tretë.

Gjiganti italian synon që me një fitore të mundshme ndaj Celtic të bëjë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e eliminimit direkt në EL.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma, Dalot, Kjaer, Gabbia, Hernandez, Krunic, Kessie, Calhanoglu, Castillejo, Rebic, Hauge.

Celtic: Barkas, Elhamed, Bitton, Ajer, Laxalt, Brown, McGregor, Frimpong, Rogic, Christie, Edouard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat