‘Plisat’: U prehsh në paqe Siki!

Futboll

‘Plisat’: U prehsh në paqe Siki!

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:04
‘Plisat’: U prehsh në paqe Siki!

Tifozët “Plisat” e Prishtinës janë të pikëlluar thellë me vdekjen e legjendës së futbollit, Shefqet Sinani.    
“Sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Shefqet Sinani.

Ne do të jemi përjetësisht falënderues për kontributin e tij të dhënë në vitet më të vështira e njëkohësisht më të lavdishme të klubit tonë.

Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, atëherë kur qyteti e kombi ynë mburrej me sukseset klubit në ish-Jugosllavi.

Shefqet Sinani dhe e gjithë ajo gjeneratë, na shërbejnë neve e të tjerëve si udhërrëfyes për të ardhmen e KF Prishtinës.

U prehsh në paqe Siki!”, shprehin ngushëllime tifozët “Plisat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat