Martini: Fitojmë me Kastriotin

Futboll

Martini: Fitojmë me Kastriotin

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:10
Martini: Fitojmë me Kastriotin

Tri barazime radhazi pa gola, një fitore minimale dhe një barazim 1-1., 2 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Këto janë statistikat e Teutës në pesë ndeshjet e para të Superiores. Shënim i golit është një problem që duhet zgjidhur dhe për Edi Martinin kthesa do të vijë që në takimin e radhës, me Kastriotin në “Niko Dovana”

Mungesa e golit: “Është një problem që jemi munduar ta zgjidhim gjatë javës, shpresojmë se do ta rregullojmë. Kemi kaluar situata edhe më të këqija se kjo, nuk mund të themi se jemi në një moment të keq. Po të shikosh kemi dominuar në lojë, por nuk kemi arritur të shënojmë. Të gjitha statistikat e tjera flasin në favorin tonë, ndaj mendoj se këtë herë do të fitojmë.”

Bindje e plotë për fitoren: “Në çdo ndeshje futemi në fushë për të fituar, nuk mendojmë asnjëherë për të barazuar apo humbur, pavarësisht se loja i ka të gjitha rezultatet. Jam i bindur se djemtë, me dëshirën dhe karakterin që kanë shfaqur, ndaj Kastriotit do ta fitojnë ndeshjen.”

Hebaj e Krasniqi njëkohësisht: “Në Ballsh u ndëshkuam me karton të kuq në momentin tonë më të mirë në pjesën e dytë, ndaj u detyruam ta hiqnim një sulmues. Mendoj që edhe ndaj Kastriotit do të bëjmë të njëjtën gjë, pra do t’i aktivizojmë të dy.”

Pozicioni i Bregut: “Bregu është një lojtar që luan në çdo pozicion në mesfushë dhe sulm, ka inteligjencë në lojë.

E dimë që roli i tij i preferuar është nga e majta, por në shërbim të ekipit do të sakrifikojmë edhe Bregun".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat