Ramos kthehet në stërvitje para ndeshjes me Sevillan

Futboll

Ramos kthehet në stërvitje para ndeshjes me Sevillan

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:22
Sergio Ramos

Nesër do të zhvillohet dueli ndërmjet Sevilla dhe Real Madrid, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

‘Los Blancos’ kërkojnë të këndellen pas humbjeve të njëpasnjëshme në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ku patën edhe probleme me lëndimet.

Real Madrid gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 17 pikë gjithsej.

Tani sipas ‘El Chiringuito’, Sergio Ramos është rikthyer tashmë të stërvitet me ekipin.

Kapiteni mungoi katër ndeshjet e fundit, ai humbi lojën me Villareal, Inter, Alaves dhe Shakhtar Donetsk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat