Pirlo: Ne po përpiqemi të rimarrim ca forcë

Futboll

Pirlo: Ne po përpiqemi të rimarrim ca forcë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:40
Pirlo: Ne po përpiqemi të rimarrim ca forcë

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo del në konferencën për shtyp përpara sfidës derbi ndaj Torinos e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

“Sepse është gjithmonë një derbi. Është një derbi i rëndësishëm për të dy tifozeritë. Kam patur fatin të jem disa herë pjesë e këtij derbi, të fitoj dhe të shënoj gola të rëndësishëm.

Është gjithmonë një lojë e bukur për të luajtur sepse ka kaq shumë emocione brenda. Shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur”, ka thënë ai, transmeton Panorama.

 “Ne po përpiqemi të rimarrim ca forcë në këto orë të fundit pas ndeshjes së kryer të mërkurën. Ne e përgatisim veten mendërisht për të luajtur një ndeshje të rëndësishme sepse na duhet që të vazhdojmë udhëtimin tonë në kampionat”.

Sipas tij, Torino ka një ekip të mirë, të ndërtuar mirë dhe me një trajner të shkëlqyer. "Kohët e fundit ai ka ndryshuar diçka, por gjithmonë shpreh një futboll proaktiv me elementë të mirë në të gjitha repartet. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të luajtur", përfundon trajneri bardhezi, Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat