Me mendjen edhe te Champions-i

Futboll

Me mendjen edhe te Champions-i

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:41
Sanchez

Do të jetë një sfidë mes dy skuadrave që janë duke përjetuar një moment të shkëlqyeshëm sportiv. Interi dhe Bologna do të “përplasin brirët” sonte në “San Siro”. 

Zikaltrit mbërrijnë në ndeshje pasi kishin imponuar veten me një rezultat të qartë 3-0 në fushën e Sassuolo, në kampionat, dhe pasi mundën Borussia Monchengladbach 3-2 në Ligën e Kampionëve, në Gjermani. Nga ana tjetër, Bologn vjen nga dy fitore radhazi, ato kundër Sampdoria dhe Crotone, të cilat i lejuan të bënte një hap të rëndësishëm në renditje.

Antonio Conte do të mbështetet në një modul të skalitur 3-5-2, që duhet të rezervojë emra të rëndësishëm në mbrojtje dhe në krahë. Skriniar dhe De Vrij kanë avantazhin ndaj D’Ambrosio dhe Ranocchia dhe për këtë arsye duhet të shkojnë për të kompletuar paketën e pasme, para Handanovic, bashkë me Bastoni.

Në mesfushë, Hakimi (përpara Darmian) dhe Perisic (përpara Young) do të vendosen në anën e majtë dhe të djathtë, ndërsa në mes, gjithashtu duke marrë parasysh mosdisponueshmërinë e Nainggolan dhe Vecino, do të jenë Vidal e Gagliardini, ata që do të veprojnë në ijet e Brozovic. Në sulm, trajneri zikaltër mund t’i japë Lautaro Martinez pak pushim dhe për këtë arsye Alexis Sanchez do të jetë partneri i Lukaku.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, A. Bastoni; Hakimi, Vidal, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Lukaku, Sanchez.
BOLOGNA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Danilo, Tomiyasu, Hickey; Schouten, Svanberg; Sansone, Soriano, Barrow; Palacio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat