Futbollisti shqiptar: Ne nuk kemi frikë, le të ketë frikë Chelsea nga ne

Futboll

Futbollisti shqiptar: Ne nuk kemi frikë, le të ketë frikë Chelsea nga ne

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:09
Futbollisti shqiptar: Ne nuk kemi frikë, le të ketë frikë Chelsea nga ne

 Leeds po luan shkëlqyeshëm kundër favoritëve që synojnë kreun në këtë sezon, gjë që është një arsye për optimizëm të futbollistët e trajnerit Marcelo Bielsa para sfidës së sotme (21.00) kundër Chelseas.

Skuadra e Frank Lampard është në formë të shkëlqyeshme, por futbollisti shqiptar Ezgijan Alioski është i bindur se Leeds mund të nxjerr një rezultat pozitiv nëse luajnë me guxim nga fillimi e deri në fund, siç ishte në përballje me Manchester Cityn, Arsenalin dhe Evertonin.

"Ne kemi luajtur dy ndeshje të shkëlqyeshme, në fitoren ndaj Evertonit si dhe në barazimin me Arsenalin.

Nuk ka sekret për suksesin tonë, ne luajmë me dëshirë për 90 minuta dhe kurrë nuk kemi frikë nga kundërshtari, pa marrë parasysh se kush është në anën tjetër.

Do të jetë e njëjta gjë kundër Chelseas, ne nuk do të kemi frikë prej tyre, le të kenë frikë ata prej nesh", tha Alioski para duelit të sotëm në "Stamford Bridge".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat