Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka kërkuar përforcime në repartin ofensiv, duke theksuar nevojën për transferimin e një sulmuesi fizik, i cili mund të përballojë duelet me mbrojtësit kundërshtarë.
Pas fitores bindëse 4:0 ndaj Venezias, në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A, Spalletti është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, veçanërisht në pjesën e dytë.
“Djemtë hynë në pjesën e dytë me më shumë vendosmëri dhe morën vendimet e duhura. Ishin më të çliruar dhe treguan një ide të qartë si skuadër.
Në pjesën e parë humbëm shumë topa dhe mungonte lëvizja e lojtarëve për të vazhduar aksionet. Ishte e rëndësishme që futbollistët ta kuptonin se diçka po mungonte”, deklaroi Spalletti për DAZN.
Trajneri italian u ndal edhe te Randal Kolo Muani, duke theksuar se francezi nuk është profili i sulmuesit që i nevojitet Juventusit.
“Më duhet edhe një lojtar tjetër që të luajë si sulmues, duke pasur parasysh numrin e madh të ndeshjeve. Në krahun e djathtë kam tre anësorë dhe në të majtin po ashtu tre.
Duhet të arrij ta motivoj Kolo Muani, sepse ai mund të luajë edhe në atë pozitë, siç e ka dëshmuar. Duhet të dijë të krijojë hapësira për të gjetur pozicionin e duhur”, u shpreh trajneri.