Mbrëmje e keqe për Xherdan Shaqirin

Futboll

Mbrëmje e keqe për Xherdan Shaqirin

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 18:31
Xherdan Shaqiri (i pari në të majtë), para ndeshjes

Kapiteni Xherdan Shaqiri dhe Baseli kanë zhgënjyer para tifozëve të tyre, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Luzerni, në takimin e javës së 14-të të kampionatit zviceran.

Shaqiri u paraqit vetëm në pjesën e parë, duke u zëvendësuar në pushimin mes dy pjesëve. Ishte një mbrëmje e keqe si për të, ashtu edhe për skuadrën e Baselit.

Për fitoren e mysafirëve shënuan Tshikomb (39') dhe Fernandes (86').

Luzerni renditet në vendin e shtatë me 16 pikë, një më shumë se Baseli, që gjendet në vendin e tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat