Shabani jep sinjale se mund t'i bashkohet Kosovës

Futboll

Shabani jep sinjale se mund t'i bashkohet Kosovës

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Shabani jep sinjale se mund t'i bashkohet Kosovës

Meritan Shabani ka dhënë sinjale se mund t'i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Futbollisti nga Kosova momentalisht është pjesë e Wolverhamptonit në futbollin anglez.

Para Wolvesit, futbollisti ferizajas ka luajtur për Bayern Munichun.

Në rrjetin social "Instagram", Shabani ka publikuar këpucët e reja të tij që do t'i mbajë në fushën e lojës.

Në këto këpucë shihet edhe flamuri i Kosovës, që mund të jetë një sinjal për ardhjen te "Dardanët".

Momentalisht, ai nuk e përfaqëson asnjë vend në nivel ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat