Messi synon rekordin e Peles

Futboll

Messi synon rekordin e Peles

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 16:09
Lionel Messi dhe Pelé

Messi (641) është vetëm dy gola larg nga Pelé (643) për ta barazuar me gola të shënuar për një klub.

Pasi pushoi për ndeshjen e Champions League, Leo Messi do të kthehet në aksion sonte kundër Cádiz.

Hera e fundit kur Leo luajti kundër Cadiz është 15 vite më parë, 17 dhjetor 2005, ai dha një asist në fitoren 3-1 të Barcelonës.

Është njëri prej tetë klubeve të vetme që Messi nuk ka arritur t’i shënojë gol.

Ai do të tentojë ta bëjë këtë sonte, dhe ka shumë arsye për të gjetur më shumë se njëherë golin.

Ai synon rekordin për më së shumti gola në histori për një klub, që e mban Pele me Santosin me 643 gola në 757 ndeshje.

Leo aktualisht ka 641 gola në 743 paraqitje dhe sonte do të kërkojë të barazojë fillimisht këtë rekord, para se ta thyejë atë së shpejti.

Rekordi i Pele qëndron që nga viti 1974, kur ai nuk e veshi më fanellën e Santos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat