Idrizi: Në ndeshjet e kaluar kemi mposhtur veten

Futboll

Idrizi: Në ndeshjet e kaluar kemi mposhtur veten

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:06
Idrizi: Në ndeshjet e kaluar kemi mposhtur veten

Gjilani ka dështuar përsëri të mposhtë Trepçën ’89 në një ndeshje.

3:0 fituan mitrovicasit në shtëpi përballë “Skifterave” në sotlin e të cilëve sot ishte Sallah Sherifi.

Trajneri i skuadrës fituese, Shpëtim Idrizi pati disa fjalë për të thënë në deklaratën e tij pas ndeshjes.

“Ne nuk luajmë mirë jo vetëm kundër Gjilanit, por ne luajmë ndeshje të mira kundër çdo skuadre”

“Në ndeshjet paraprake e kemi mposhtur vetën, kurse sot arritëm fitore pavarësisht mungesave”

“Jam i kënaqur me paraqitjen, angazhimin dhe disiplinen, por më së shumti jam i gëzuar që nuk pësuam gol dhe kjo gjë na ndihmon të vazhdojmë tutje”

“Faktikisht, ne nuk e kemi lluksin si ekipet e tjera me lojtarët e rezervë, ne ju besojmë shumë lojtarëve të rinjë dhe ata po e tregojnë vetën kur po futen në fushë, unë jam shumë i kënaqur me paraqitjet e tyre”

“Trepça ’89 ka luajtur gjithmonë me topa për toke dhe me pasime të shkurtëra, ambiciet tona janë të marrim sa më shumë pikë dhe më pas në pranverë të përforcohemi dhe të ndjekim objektivin që e kemi” – përfundoi Idrizi.

Mitrovicasit pas kësaj fitoreje kaluan në tabelë Drenicën teksa tani janë në mes të tabelës me pikë të barabarta me Arbërinë dhe Feronikelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat