​Kessie i bindur: Ky është objektivi i Milanit për këtë edicion

Futboll

​Kessie i bindur: Ky është objektivi i Milanit për këtë edicion

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Skuadra e Milanit po vazhdon me një ecuri shumë pozitive te rezultateve në këtë edicion dhe së fundi e ka mposhtur Sampdorian me rezultat 1-2 duke vazhduar kryesimin e tabelës me pesë pikë më shumë se Interi.

Franck Kessié ka thënë që Milani është një grup i mahnitshëm ’dhe këmbëngul se synimi i “Rossonerëve” është të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë shënoi në fitoren 2-1 të Milanit ndaj Sampdorias nga pika e bardhë.

"Ne kemi një grup të mahnitshëm, e dinim që loja do të ishte e vështirë, por ne luftuam deri në fund," tha 23-vjeçari për “Sky Sport”.

“Rossonerët” ishin pa të lënduarit Simon Kjaer dhe Zlatan Ibrahimovic.

"Nuk është e lehtë të luash pa dy lojtarë me përvojë si ata, por ne bëmë atë që trajneri na tha për të marrë tre pikët në shtëpi," shtoi ai.

“Synimi ynë është të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Ne nuk mund ta humbasim kokën dhe duhet të vazhdojmë kështu, ëndrra është që të fitojmë një vend në Ligën e Kampionëve. ”, përfundoi Kessie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat