Vidal në dyshim ndaj Shakhtar Donetsk

Futboll

Vidal në dyshim ndaj Shakhtar Donetsk

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:55
Arturo Vidal

Inter do të luajë të mërkurën ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Kampionëve.

“Nerazzurri” duhet të fitojnë patjetër për të avancuar tutje, andaj kjo ndeshje mund të llogaritet si një finale për ta, por varet edhe nga ndeshja tjetër ndërmjet Real Madrid dhe Borussia Monchengladbach.

Inter fitoi ndeshjen e fundit kundër Bologna, por mesfushori Arturo Vidal doli nga loja shkaku i një lëndimi.

Sipas “Tuttosport”, kiliani do t’ju nënshtrohet analizave para ndeshjes në Ligën e Kampionëve dhe se vihet në dyshim paraqitja e tij.

“Shpresoj të mos jetë serioze, ai është një luftëtar dhe na nevojitet në mes të fushës”, tha Antonio Conte, kur u pyet për lëndimin e Vidal.

Sipas “Tuttosport”, Arturo Vidal ka pasur tretman nga ekipi i Inter dje, dhe ekziston mundësia e rikuperimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat