Messi vs Ronaldo, statistikat gjatë gjithë karrierës para përballjes në “Camp Nou”

Futboll

Messi vs Ronaldo, statistikat gjatë gjithë karrierës para përballjes në “Camp Nou”

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:02
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Cristiano Ronaldo vs Lionel Messin, ashtu si shumë vite sa ishin së bashku në La Liga, ata do të përballen sërish mes vete, tani në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Juventus dhe Barcelona do të luajnë në Camp Nou ndeshjen e fundit të grupit G, ku pas pothuajse tre sezonesh, ata që kanë dominuar në dekadën e fundit, do të zbresin në fushë sërish kundër njëri-tjetrit.

Përballjet mes tyre kanë qenë të shumta, po kanë munguar që nga viti 2018 kur Ronaldo la Realin për Juventusin.

Ata janë përballur deri më tani 35 herë mes vete në të gjitha garat.

Messi ka 16 fitore, Ronaldo 10, kurse 9 herë janë ndarë barazim.

Në këto ndeshje, Messi ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 12 asiste, Ronaldo 19 gola, 1 asist.

Ata janë përballur mes vetë pesë herë në Ligën e Kampionëve, garë në të cilën do të përballen edhe të martën mbrëma në “Camp Nou”.

Dy herë ka dal triumfues Messi, dy herë janë ndarë baras, derisa njëherë ka triumfuar Ronaldo.

Në këto pesë takime mes tyre në Champions, Messi ka arritur të shënojë tre gola, Ronaldo asnjë, ashtu si edhe asiste asnjë për të dy.

Ata janë golashënuesit më të mirët të kësaj gare, Ronaldo ka shënuar 132 në 173 ndeshje, kurse Messi 128 në 146 paraqitje.

Ronaldo e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, kurse Messi katër.

Para ndeshjes, nuk kanë munguar pyetjet se kush është më i miri, Ronald Koeman i Barcelonës ka dhënë përgjigje interesante, duke mos veçuar asnjërin dhe duke u kërkuar të gjithëve që të vazhdojnë t’i shijojnë ata në fushë për atë se çfarë i kanë dhënë futbollit për më shumë se një dekadë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat