Pirlo flet për Messin dhe Ronaldon: Janë fenomena

Futboll

Pirlo flet për Messin dhe Ronaldon: Janë fenomena

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:43
Cristiano Ronaldo

Edhe Pirlo heziton të thotë se njëri është më i mirë se tjetri mes Ronaldos dhe Messit.

Nëse dikur trajnerët e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit nuk e kishin të vështirë që të përgjigjeshin në sekondë sa herë pyeteshin se cili është më i mirë Leo apo CR7, Andrea Pirlo dhe Ronald Koeman kanë vepruar krejt ndryshe.

Asnjëri prej tyre nuk kanë dashur të veçojnë njërin prej tjetrit në pyetjes se kush është më i miri.

Përballja mes Leos dhe Ronaldos mungon që nga viti 2018 kur CR7 u largua nga Real Madridi për në Juventus.

“Koeman ka të drejtë që tha se nuk është e drejtë të themi se cili është më i mirë se tjetri”, tha Pirlo. “Ata kanë dhuruar spektakël dhe e kanë bërë këtë për 15 vjet”.

“Ata kanë ndarë Topin e Artë për 15 vitet e fundit. Është turp të thuash nëse njëri është më i mirë se tjetri. Janë fenomene  që i bëjnë miliona tifozë të gëzohen sa herë që dalin në fushë”.

“Nuk është e drejtë të thuash kush është më i mirë. Ne duhet t’i falënderojmë sepse i kanë dhënë shumë futbollit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat