E çuditshme, zbulohet se Maradona pasurinë e tij do t

Futboll

E çuditshme, zbulohet se Maradona pasurinë e tij do t

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Zbulohet, Maradona pasurinë e tij do t

Që pas vdekjes së tij, ka nisur “lufta” për trashëgiminë e Diego Armando Maradonës. Duke parë pasurinë e tij, sende të çmuara, pasuri e paluajtshme, llogari bankare por mbi të gjitha të drejtat e imazhit me publicitetin e tij, janë disa nga kërkesat e avokatëve të 5 fëmijëve të njohur nga Maradona me ish-gruan e tij Klaudia Vilafane.

Secili nga këta kanë nga një dokument të pasurisë së “El Pibe de Oro”-s. Thuhet se sipas gjasave edhe ish- e dashura e tij e fundit Roçio Oliva do të bëjë të njëjtën gjë si familjarët e tij.

Familjarët janë përjashtuar nga testamenti i Maradonës dhe Gjykata do të bëjë të ditur se cili do të jetë fituesi. Është zbuluar dhe një video e kryer në Diaz në vitin 2019 ku Maradona hoqi nga testamenti familjarët e tij, ish-gruan Klaudia Vilafane dhe dy vajzave Dalma dhe Janina:

“E kuptoj që sa më shumë plakesh, të tjerët shqetësohen më shumë se çfarë do t’i trashëgosh se për tjetër gjë. Por jo, unë nuk do t’iu lë asgjë.

Gjithçka që kam fituar në jetën time do t’a dhuroj.”, përfundonte Maradona duke i’u drejtuar ish-gruas dhe dy vajzave të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat