PSG bindshëm ndaj skuadrës turke

Futboll

PSG bindshëm ndaj skuadrës turke

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:51
PSG bindshëm ndaj skuadrës turke

PSG ka fituar me rezultat të thellë 5:1 ndaj Istanbul Basaksehirit në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi francez ka triumfuar ndeshjen e rinisur ndaj klubit turk dhe ka siguruar kalimin e Grupit H nga vendi i parë.

Pjesa e mbetur e pjesës së parë u karakterizua me dominim të PSG-së që arriti t’i shënojë plot tri gola.

Fillimisht ishte Neymar (21’) që shënoi gol të bukur për 1-0, ndërsa braziliani i njëjti lojtar shënoi në minutnë e 38-të për 2-0.

Kylian Mbappe (42’) u përkujdes ta qojë ekipin e tij në pushim me rezultat 3-0 pas ishte i saktë nga penalltia.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin vendasit që luajtën më mirë dhe krijuan më shumë, duke shënuar dy gola tjerë, kundrejt një të mysafirëve.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 50-të dhe ishte Neymar që shënoi për 4-0 duke kompletuar het-trikun.

Basaksehir u kthye në lojë duke shënuar me Mehmet Topal (57’) për 4-1, por Mbappe (62’) shënoi një gol tjetër për 5-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore, PSG e sheh veten lider të Grupit H dhe kalon në fazën tjetër me vend të parë, ndërsa RB Leipzig kalon tutje nga vendi i dytë.

Manchester Unitedi shkon në Ligën e Evropës nga vendi i tretë, ndërsa Basaksehir eliminohen me vend të fundit të grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat