Morina: Kur nuk shënon atëher edhe pëson

Futboll

Morina: Kur nuk shënon atëher edhe pëson

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Morina: Kur nuk shënon atëher edhe pëson

Arbëria nuk arriti të marrë edhe fitoren e dytë radhazi duke u mposhtur në “Xhemajl Ibishi” kundër rivalit direkt, Llapit.

Skuadra nga Podujeva fitoi me rezultat 2-1 falë dy golave të hershëm nga Idrizi dhe Selmani.

Pas ndeshjes u deklarua edhe shefi i shtabit teknik të Arbërisë, Arbnor Morina.

“Nuk ka qka të vlersojmë, është ligj i pashkruar kur nuk shënon atëher edhe pëson”

“Dalja me karton na ka qit paksa nga binarët, por është pjesë e futbollit… në zhveshtore thanë që ka qenë pak tendecioze por ta analizojmë dhe ta shikojmë më mirë”

“Sot u futëm në lojë për tre pikë, dhamë maksimumin por nuk arritëm të bëjmë diçka më shumë”

“Do jetë kënaqësi të luajmë ndaj një skuadër si Drita që luan në garat evropiane”- përfundoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat